Gjashtë tanke “Leopard 2” u nisën nga Spanja dhe do të arrijnë në Ukrainë në më pak se një javë, tha këtë fundjavë ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë muajin e ardhshëm trajnimin e forcave ukrainase në tanket e tyre Abrams, duke kërkuar t’i fusin ato në fushën e betejës kundër Rusisë përpara fundit të verës. Por edhe me dërgesat dhe trajnimet në vazhdim, mjetet luftarake të dhuruara nga aleatët e NATO-s në Ukrainë nuk do të kenë një ndikim të menjëhershëm në luftën me Rusinë, paralajmërojnë ekspertët.