Moska dhe rajoni përreth janë vënë në shënjestër të një sulmi të dyshuar me dronë, raportojnë mediat ruse. Sipas kanalit ASTRA, autoritetet kanë aktivizuar në aeroportet e kryeqytetit protokollin emergjent “Qilim” (Carpet), duke pezulluar përkohësisht fluturimet në nisje dhe mbërritje. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale apo pasoja të tjera nga sulmi. Raportimet paraprake sugjerojnë gjithashtu se avioni i presidentit rus, Vladimir Putin, po përballet me vështirësi për t’u ulur në një nga aeroportet e Moskës. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi situatën.