Rusia me gjasë do të jetë e shqetësuar për disa shpërthime të pashpjegueshme përreth qytetit të pushtuar të Mariupolit – thotë inteligjenca britanike. Në buletinin e përditshëm të luftës, ministria e mbrojtjes tha se të paktën 14 shpërthime janë raportuar që nga e marta e shkuar. Ajo shton se incidentet kanë përfshirë dy depo karburantesh dhe një uzinë celiku që rusia e përdor si bazë ushtarake.