Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor të cilët përfitonin shpërblim periodik për shkak të shërbimit gjatë pandemisë, tashmë do të përballen me kriteret e reja për ta përfituar. Me propozim të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e qeverisë ndryshimin e vendimit për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë.