Top News – Ministri gjerman kundër Kurtit: Ndryshimi e zhvendosja e kufijve nuk na çojnë përpara
05/03/2021 14:45

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, është shprehur kundër diskutimeve për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve në Ballkan, që sipas tij nuk na çojnë aspak përpara. Maas ka nisur një fazë intensive takimesh virtuale dhe fizike me zyrtarë të qeverive nga Ballkani perëndimor duke pasur në fokus perspektivën evropiane të rajonit, por krahas kësaj teme, në fokus është edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas një takimi me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, ministri gjerman tha se administrata e Joe Bidenit është e interesuar që të ketë një zgjidhje në koordinim me BE-në dhe se ai vetë është në pritje të krijimit të qeverisë së re në Prishtinë. Në lidhje me deklaratat e fundit të Albin Kurtit, për bashkimin me Shqipërinë, Maas tha se “Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara”. Paralelisht me bisedimet midis ministrit të Jashtëm Heiko Maas dhe ministrit të Shtetit Michael Roth, këtë javë në Prishtinë ishte për vizitë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák. Vetëm disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA kishte nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja me qëllim normalizimin dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke.

Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50