Aq e fortë ishte lidhja Messi-Barcelona, sa deri para se të vendoste të largohej mes lotës për në Paris, askush nuk e imagjinonte ta shihte me një tjetër fanelë në fushë. Por, ajo që dukej nga jashtë si një dashuri idilike mes klubit dhe lojtarit ishte thjesht fasadë. Përgjimet e policisë katalanase në lidhje me hetimet që kanë nisur ndaj Barcelonës për deklarime të bilanceve të rreme kanë zbuluar se ish-drejtuesit e klubit nuk ndanin të njëjtin mendim me tifozët për argjentinasin.