Top News – Meta:Pandemia po del jashtë kontrollit/Vonesa në marrjen e masave e pafalshme,e dënueshme
05/02/2021 20:15

Shtimi i infektimeve me covid 19 në shifra alarmante që për tre ditë me radhë kanë kaluar mbi 1000 raste në ditë, ka sjellë reagimin e kreut të shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se pandemia e covid 19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit dhe i ka konsideruar tronditëse të dhënat për humbjet e jetëve nga ky virus. “Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore, rezultojnë të tejmbushura. Ndërkohë veç propagandës, asnjë plan nuk ka për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Duke shprehur shqetësimin më madh për këta tregues të dhembshëm, i bëj thirrje Qeverisë të mos bëjë sehir dhe as mos t’i trajtojë qytetarët, si numra për statistika ditore, duke i lënë në mëshirë të fatit”, thuhet në postimin e presidentit Meta. ai ka pohuar se të gjithë qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë askitencën e domosdoshme këshillimore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, për të përballuar pasojat e rrezikshme të pandemisë. “Është e patolerueshme të numërohen çdo ditë të infektuarit dhe jetët e humbura dhe të mos merret asnjë masë për të frenuar COVID-19. Nevojitet urgjentisht, një strategji e re dhe efikase, për të frenuar pandeminë, përmirësuar kushtet në spitale, mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës. Çdo vonesë është kosto e madhe për qytetarët, shëndetin dhe jetën e tyre dhe kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Metës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën, por të vazhdojnë të zbatojnë rregullat anticovid.

Top Channel/ ASHK nuk do të vendoset në pallatin e konfiskuar, Rama kritikon gjyqtarin: Skandaloze
19/08 19:42
Top News – Landfilli i Vlorës, sërish në flakë. Mbetjet digjen në kulm të sezonit turistik
19/08 18:25
Top News – Ndodh sërish në Vlorë, flakët përfshijnë fushën e mbetjeve
19/08 17:24
Top Channel/ Dy vatra zjarri në Vlorë, rrezik për banorët dhe turistët, tym toksik mbi qytet
19/08 17:23
Top News – Qershori konfirmohet muaj plazhi. Rritet numri i turistëve, bregdeti preferenca e parë
19/08 17:20
Top News – Zvicra i siguron Putinit imunitet / ‘Vjen për bisedime paqeje’, ndryshim rregullash
19/08 16:36
Top News – Djali i princeshës akuzohet për përdhunim/Norvegji, 32 vepra penale, deri në 10 vite burg
19/08 16:36
Top News- AMP arreston punonjësin e ‘Shqiponjave’/ Përplasi disa makina të parkuara i dehur
19/08 16:29
Top News – Shqipëria, më e goditura nga zjarret. Të dhënat: U dogjën rreth 55 mijë hektarë tokë
19/08 16:25
Top News – I ofron 100 miliardë dollarë Trumpit / Ukraina, marrëveshje armësh për garanci sigurie
19/08 16:10
Top News – Raketat ruse alarmojnë NATO-n / Ngrihen me urgjencë avionët luftarakë, Polonia në ankth
19/08 15:48
Top News – Rusia tregon dhëmbët në Paqësor / Dërgon bombarduesit bërthamorë në detin e Japonisë
19/08 15:47
Top News- Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motorin, 3 të plagosur
19/08 15:44
Top News- Përplasen dy makina në qendër të Fierit/ Njëri shofer i dehur, plagoset fëmija
19/08 15:44
Top News – Objekt i dëshirave të Putinit…Donbasi, shkaku i luftës në Ukrainë
19/08 15:36
Top News – Forcat amerikane do mbrojnë Ukrainën / Si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje
19/08 15:36
Top News – Pasagjerët shkruajnë mesazhe lamtumire / Motori i avionit shpërtheu në flakë
19/08 15:35
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top Channel/ Magazinë droge në banesë! Sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 500 mijë euro
19/08 15:28
Top News – Më shumë viztorë nga Kosova. INSTAT: Ndiqen nga italianët e polakët
19/08 15:23