Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku ka diskutuar mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar. Në takim është theksuar rënia në mënyrë drastike e volumit tregtar midis dy shteteve në periudhën e pandemisë.