Presidenti Ilir Meta duket se është pro ndryshimeve të fundit në qeveri, ndërsa ka dekretuar shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu, Meta ka dekretuar edhe marrjen e këtij posti nga Olta Xhaçka, e cila më parë mbante atë të Ministres së Mbrojtjes. Ndërkohë është dekretuar edhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes. Këto ndryshime në qeveri u njoftuan vetëm pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa vijnë vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, më 25 prill.