Me rastin e ditës botërore të Poezisë, Presidenti Ilir Meta, ka shpërndarë një interpretim të aktorit të njohur Timo Flloko të poezisë së Fan Nolit, “Anës lumenjve”. Duke e konsideruar si poezi për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epokë, Meta thotë se vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko, shkruan presidenti I vendit poshtë videos që ka zgjedhur ta postojë sot për të mesazhin e tij edhe në lidhje me situatën aktuale.