Kreu i Partisë së Lirisë ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, që la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për të me arsyetimin se rrezikon që të prishë provat e intimidojë dëshmitarët. Përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, Meta thotë se arsyetimi i shkallës së parë të gjykatës së posaçme, jo vetëm që nuk qëndron, por është edhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.