Top News – Mësues me Covid 19/ MASR-janë zëvendësuar, mësimi vijon
19/10/2020 13:00

Ministria e Arsimit ka informuar lidhur me situatën tek shkolla 9-vjeçare ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë, ku 8 mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë janë karantinuar. Pavarësisht situatës së krijuar me Covid-19, Ministria e Arsimit thotë se në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, mësimi po vijon normalisht. Në një deklaratë për mediat, MASR sqaron se për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, vijon MASR, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social. Ministria e Arsimit siguron prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojnë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave. Reagimi i Ministrisë së Arsimit erdhi pas denoncimit të ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila duke folur nga shkolla “Emin Duraku” tha se Drejtoria nuk u jep prindërve asnjë informacion për mësuesit e infektuar, teksa theksoi se zëvendësimi i tyre nuk është zgjidhje.

Top Channel/ Sinjale pozitive për Ukrainën. Zelensky bisedon me Ramën, kërkon takim me Putin
07/08 23:03
Top Channel/ Zjarr i madh në fushën e mbetjeve në Vlorë, asfiksohet një punonjës
07/08 22:56
Top Channel/ Mijëra shqiptarë mbushin Prishtinën, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
07/08 22:55
Top Channel/ “SPAK rrëzon politikanët”! The Economist: Elita e Shqipërisë po kapet në rrjetë!
07/08 22:55
Top News- Pezullimi i kërkesave për azil/ Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që prej vendimit
07/08 22:30
Top News- OBSH ngre alarmin/ Fëmijët që vuajnë nga kequshqyrja në Gaza arrin rekord
07/08 21:53
Top News- Netanyahu kërkon të gjithë Gazën: Do e pushtojmë dhe do ia dorëzojmë forcave arabe
07/08 20:04
Top Channel/ AI në shkolla, po përgatitet zhvillimi i arsimit digital deri në vitin 2030
07/08 19:49
Top Channel/ Mashtrimet online me ilaçet, si i bindin të moshuarit për “mrekullinë”
07/08 19:46
Top News- Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK/ Protestë në Prishtinë, kundërshtohen provat nga Serbia
07/08 19:00
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada Britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen
07/08 18:42
Top Channel/ Policia Kufitare Dhërmi i vjen në ndihmë një shtetasi të dëmtuar në Gjirin e Gramës
07/08 17:38
Top News- Në kërkim të të zhdukurit misterioz që ra nga trageti Greqi-Itali, por ende asnjë gjurmë
07/08 17:04
Top Channel/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari: Bota serbe ka ndërhyrë thellë në RMV
07/08 17:03
Top Channel/ “Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”,protestë kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
07/08 16:56
Top News- Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, digjet edhe një fadromë
07/08 16:42
Top Channel/ Çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama: Asnjë rraqe në qiell të hapur!
07/08 16:40
Top Channel/ Hematoma në fytyrë! Personazhi viral në rrjete sociale u dhunua, zbulohen autorët
07/08 15:42
Top Channel/ Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, tym i dendur në qytet, pamje
07/08 15:37
Top Channel/ “Shqipëria, perla e Ballkanit”. Le Figaro: Mes 5 destinacioneve më të mira kulturore
07/08 15:17