Top Channel/ “Liridona tradhtoi”! Naim Murseli shpërthen në gjyq, përballje me vëllain e të ndjerës
14/07/2025 21:48

U mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt. Në seancën, i dyshuari Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin. Një moment i pazakontë ndodhi kur Naimi, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, iu drejtua vetë Leonard Ademaj me disa pyetje në lidhje me raportin që ai ka pasur me të ndjerën. “E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a iu është ankuar ndonjëherë motra e tij, për mua apo për raportin tonë?”, i është drejtuar Naim Murseli vëllait të së ndjerës, i cili ka vendosur ti përgjigjet. “Jo nuk është anku. Përvec, se para disa muajve, para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhëtie e Naimit me një të afërm të vet. Por që, ajo vetë e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj”, ka deklaruar Leonard Ademaj. Ndër të tjera Naim Murseli ka rrëfyer edhe për një udhëtim të bërë së bashku me vëllain e gruas së tij të ndjerë. “E, dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 nëntor, a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen time, unë e ti, bashkëshortja jote, bashkëshortja ime dhe fëmijët e mir, me ftesë time?”, ka deklaruar i dyshuari kryesor i porositjes së vrasjes. Leonardi e ka pohuar diçka të tillë teksa është shprehur se ofertën për pushime ia ka bërë Liridona. Biseda e përballjes midis tyre ka vijuar edhe më tej, ku Naim Murseli e ka pyetur nëse ka parë diçka të dyshimtë nga ai udhëtim, e ky i fundit, deklaroi se nuk ka parë ose kuptuar asgjë. Po ashtu i akuzuari e ka pyetur Leonard Ademajn, tashmë ish kunati i tij, rreth motiveve për të cilat pretendohet se ka ndodhur krimi. “Dhe një pyetje të fundit, në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat dhe kinse sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, kush është përfituesi, si janë kushtet atje jashtë shtetit, apo brenda shtetit të Suedisë, nuk dihet asgjë më tepër se që është një sigurim jetësor. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhëtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj?” “Motivin gjoja Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, ti e din më mirë ku vlenë, se ja ke bërë vetëm asaj, nuk ia ke bërë vetës. Po ashtu, e dini mirë, kur i ke thënë babit në shtëpi: ‘Ia kam maru një sigurim Liridonës që nesër me e gjetë diçka, përfitojmë shumë, janë të siguruar fëmijë’, pra dihet qartë pse e ke bërë atë sigurim. Përvec tradhëtisë, të dyja versionet e tjera i besoj plotësisht”, i ështe përgjigjur Leonard Ademaj. Naim Murseli nuk ka përfunduar me aq, pasi ka vendosur ti bëjë është një pyetje tjetër, ish kunatit të tij. “Unë e kam parë deklaratën e Leonard Ademajt në aktakuzë dhe aty thuhet që djali im i vogël, nuk po ia përmendi emrin sepse edhe është i mitur dhe nuk është e nevojshme, aty thuhet që sipas fjalëve të Leonardit që djali im i thotë dajës vet që jashtë kësaj me të cilën po përballëm është dajë dhe person shumë i mirë dhe asnjëherë nuk kemi pasë probleme as me atë as me asnjë anëtarë të familjes Ademaj, për të cilën edhe sot gëzoj respekt. Por, në deklaratë thuhet se përveç ato që i përmendi që ‘hajduti ka kërku para’ e të tjera, thuhet që djali i vogël thotë se ‘mamin e kemi harruar në makinë’, a ka qenë kështu Leonard?” “Po. Atë natë, kështu ka thënë. Sepse është vec katër vjec, ishte vetëm katër vjec më falni dhe nuk e ka ditur se cfarë saktë po ndodhte”, ka dhënë për gjigjen e tij, vëllai i të ndjerës Liridona Ademajt.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06