Teksa na ndajnë 24 orë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha u ka dërguar një mesazh delegatëve. Në mesazh, PD u kërkon të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të bashkohen të shtunën në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.