Numri i viktimave për shkak të Covid 19 në SHBA vijojn të rriten, ku që prej fillimit të pandemisë, deri më tani janë regjistruar 650 mijë e 697 viktima. Prej tyre, 1 mijë e 529 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Të paktën këto ishin të dhënat zyrtrarë të konfirmuara nga Universiteti Johns Hopkins. Sipas njoftimit zyrtarë, numri i personave të infetkuar deri më tani ka mbërritur në 40. 28 milionë. Kalifornia vijon të mbetet shteti më I goditur në SHBA, ku shënon 4,43 milionë raste dhe 66 mijë e 540 viktima. Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri me dije se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.