Top News – Me shpresën tek vaksina/ Por, sa shanse ka të infektohesh pas imunizimit
16/04/2021 11:51

Pavarësisht se vaksinimi është arma më e fuqishme për parandalimin e infektimit me koronavirus, ka ende një shans që dikush, që është vaksinuar, të preket nga covidi, të jetë asimptomatik dhe t’ia kalojë atë të tjerëve. Kjo, pasi vaksina e koronavirusit, që përvec asaj të Johnson and Johnson jepet me dy doza, ofron shkallë të ndryshme mbrojtjeje, në marrjen e dozës së parë dhe asaj të dytë, por edhe kërkon një kohë të caktuar pas administrimit që të krijojë mbrojtjen imunitare të kërkuar. Ndaj edhe rastet kur një person i vaksinuar, ka rezultuar pozitiv për koronavirus, janë raportuar. Mes tyre edhe ai i doktorit të njohur në shqipëri, Pëllumb Pipero i cili u infektua pasi u bë një ndër të parët mjekë që u vaksinuan në shqipëri. Ekspertët thonë se gjatë periudhës që një person është në fazë vaksinimi, duhet të vijojë të mbajë maskë. Raporti prej rreth 4-5 për qind i joefikasitetit që mund të kenë vaksinat e bën të nevojshme edhe që të vaksinuarit të vijojnë të respektojnë masat si distancimi fizik apo mbajtja e maskave. Vaksina anti covid, rrjedhimisht, nuk na bën të paprekshëm nga infeksioni, por ul ndjeshëm agresivitetin e sëmundjes, në rastet kur prekemi dhe personat e vaksinuar mund ta kalojnë më lehtë, duke ulur rastet që kërkojnë shtrim në spital. Ndonëse rreziku i infektimit është më i madh kur vaksinimi nuk është i plotë, ndodh edhe që persona që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, mund të riinfektohen me koronavirus, por një rast i tillë do të konsiderohej jo i zakonshëm. Por kur flasim për sars cov-2, mënyra se si u shfaq dhe u përhap, dhe batërrdia që la pas, bën që ekspertët të mos mund të flasin me siguri, për shumëcka. Ka paqartësi për riinfektimin dhe imunitetin afatgjatë. Nuk dihet se sa i zakonshëm është riinfektimi, por, raportet kanë treguar se ai ndodh.

Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
DIGITALB DIGITALB