Prezantohet harta e re gjyqësore që parashikon uljen e numrit të gjykatave nga 36 në 15 në rang vendi. Kjo hartë parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, vetëm një apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Sipas propozimit përfundimtar, gjykata të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë dy, një në Lushnjë dhe tjetra në Tiranë nga 6 që ishin më herët.