Nuk ka humbur kohë, por vetëm pak orë pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta si anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo ka kryer edhe hapin e fundit për të marrë zyrtarisht detyrën. Kalo është paraqitur në selinë e presidencës të enjtën paradite, ku ka zhvilluar betimin sipas procedurave të përcaktuara.