Nepali po përjeton sezonin më të rëndë të zjarreve në pothuajse një dekadë. Zjarre të frikshme kanë përfshirë pyjet e vendit duke e mbuluar vendin në himalaje me një re gjigande tymi. Cilësia e ajrot në kryeqytetin Katmandu, u klasifikua të martën si më e keqja në botë me disa fluturime ndërkombëtare të vonuara për shkak të tymit që mbuloi qytetin.