Top News – Më i pasuri i Çekisë vdes nga rrëzimi i helikopterit në Alaskë
29/03/2021 13:08

Biznesmeni më i pasur i Republikës së Çekisë, Petr Kellner, ka vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Alaskë, njoftoi grupi i tij financiar PPF. “PPF njofton me trishtim të madh, se më datë 27 mars 2021, aksionari kryesor i PPF-së, Petr Kellner vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter në malet e Alaskës”, tha grupi, përmes një deklarate të shkurtër më 29 mars. Hetimet për aksidentin, në të cilin humbën jetën pesë persona, po vazhdojnë. Mediat amerikane më herët raportuan se ata humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një ekskursioni afër akullnajës Knik në Alaskë. Përveç biznesmenit çek, në aksident janë vrarë Benjamin Larochaix, gjithashtu nga Republika Çeke, dy nga udhëzuesit e ekskurzionit, dhe piloti i helikopterit, raportuan mediat duke cituar zyrtarët. Trupat e shtetit të Alaskës thanë se një person ka mbijetuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme. Kellner, 56 vjeç, filloi të bëjë pasuri në vitet 1990 përmes një fondi investimesh, të cilin ai e përdori për të blerë kompaninë më të madhe të sigurimeve të vendit. Revista Forbes ka vlerësuar se ai posedonte pasuri në vlerë 17.5 miliardë dollarë. Në tetor të vitit 2020, miliarderi bleu Ndërmarrjet e Medias të Evropës Qendrore, një rrjet i madh transmetues evropian, në vlerë 1.1 miliard dollarë. Pas blerjes, në Çeki u ngritën shqetësime se ky rrjet mund të humbasë pavarësinë editoriale. Grupi PPF ka investuar në fushën e telekomunikacionit, prodhimit, medias dhe inxhinierisë në biznese kryesisht në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara. Më 2018, PFF u bë pronari i vetëm i aseteve të telekomunikacionit “Telenor” në Serbi, Mal të Zi, Bullgari dhe Hungari. Në mesin e vitit 2020 pasuritë e kësaj koorporate arritën vlerën gati 52 miliardë dollarë. Grupi përbëhet nga Home Credit International, huadhënësi më i madh jo bankar në botë, me aktivitete të gjëra në tregjet ruse dhe kineze. Kryeministri çek, Andrej Babis, ngushëlloi familjen Kellner, duke thënë se kjo është një “tragjedi e pabesueshme” Vajza e Kellner, Anna Kellnerova, tha se varrimi i tij do të mbahet “vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes”. Grupi i tij financiar, PPF, ka dhuruar miliona aparate për frymëmarrje, maska dhe mijëra teste të koronavirusit për të ndihmuar përballjen e vendit me pandeminë e koronavirusit.

Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25