Materialet hetimore për çështjen e ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal do të ndalohen me ligj të bëhen publike në media. Prokuroria e Distriktit të Columbias në Amerikë kërkoi në gjykatë që materiale dhe dokumentet hetimore që do të shqyrtohen në gjyqin ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, të mbahen sekret hetimor. Përmes një shkrese zyrtare organi i akuzës në Shtetet e Bashkuara të Ameriëks kërkoi të nxirret një urdhër mbrojtje ndaj informacioneve që do të dalin në gjyq, pasi konsiderohen dokumente sensitive ku i implikuar është ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së.