Forcat ruse në Ukrainë duket se e kanë zhvendosur fokusin nga një ofensivë tokësore që kishte si objektiv kryeqytetin Kiev, duke i dhënë përparësi rajonit të kontestuar të Donbasit në lindjen industriale të vendit. Zyrtarët rusë kanë sugjeruar të premten një fazë të re të lufte . Edhe pse është herët për të ditur nëse kjo do të thotë që Presidenti Vladimir Putin po zvogëlon ambiciet e tij në Ukrainë, por lëvizjet ushtarake ruse këtë javë tregojnë pohimin e realitetit të një rezistence të fortë ukrainase.