Top News – Mbillte frikë në ballkan/ Mal i Zi, policia arreston kreun e bandës kriminale
21/04/2021 19:59

Policia e Malit të Zi ka arrestuar kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën. Arrestimi i Sllobodan Kashçelan ndodhi në qytetin bregdetar të Kotorrit. Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, e përshëndeti arrestimin e tij duke e paraqitur si suksesin më të madh të policisë në 10 vitet e fundit. Kashqelan, 58 vjeç, u arrestua nën dyshimet për organizim të grupit kriminal që ka kryer dhe po planifikonte akte të rënda kriminale, thanë mediat e Malit të Zi. Kashqelan supozohet se është udhëheqës i një klani kriminal, i cili që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale malazeze për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut. Dy bandat kishin filluar sulme vdekjeprurëse kundër njëra-tjetrës në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në vendet evropiane Greqi, Spanjë dhe Itali. Kashqelan i ka mbijetuar dy përpjekjeve për vrasje, përfshirë atë të vitit 2016 kur ai u plagos rëndë në qytetin verior serb të Novi Sadit. Qeveria e re e Malit të Zi që fitoi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020 është zotuar se do të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin. Zëvëndëskryeministri, Abazoviq, tha se arrestimi i Kashqelan është vetëm fillimi i luftës së qeverisë kundër krimit. "Ne kemi premtuar se Mali i Zi nuk do të drejtohet nga mafia dhe ne jemi duke e përmbushur atë premtim", tha ai.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10