Prokuroria e Krujës ka reaguar në lidhje me helmimin e qytetarëve, ku shkak dyshohet se është uji i pijshëm. Ata kanë njoftuar se janë në pritje të përgjigjes së analizave të cilat më pas do të konfirmojnë shkaqet e helmimit. Përgjigjia e analizave pritet të dalë nga Instituti I Shëndetit Publik në kryeqytet. Për shkak të ujit të pijshëm, ka shkuar mbi 500 numri i qytetarëve që janë paraqitur në spital dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, ka një përmirësim të lehtë të situatës, ku nga mesdita e djeshme e deri mëngjesin e së mërkurës janë paraqitur 150 qytetarë. Gjithashtu njoftohet se një pjesë e qytetarëve kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.