Top News – Mbi 1.5 miliardë vaksina/ Pjesa më e madhe në vetëm tre vende të botës
19/05/2021 12:25

Në të gjithë botën janë dhënë së paku 1.5 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit, tregon një vlerësim i agjencisë së lajmeve AFP. Sipas llogaritjes së saj, të bazuar në burime zyrtare, saktësisht janë dhënë 1,500,017,337 doza. Rreth tri të pestat e totalit janë të përqendruara në tri vende: Kinë, SHBA dhe Indi. Izraeli prin me përqindjen e popullatës së vaksinuar: gati 60 për qind e qytetarëve atje kanë marrë nga dy doza të vaksinës. Në Britani, 54 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë, ndërsa në SHBA 48 për qind. Në Bashkimin Evropian, sipas shifrave zyrtare, së paku 32 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. India mbetet një nga vendet e goditura më së keqi në botë nga pandemia e koronavirusit. Ajo ka normën më të lartë të të infektuarve, pas SHBA-së, përkatësisht mbi 25 milionë raste. Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 4,529 viktima nga koronavirusi dhe mbi 267,000 raste të reja. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 163 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.3 milionë kanë vdekur. Në Evropë, vendi me numrin më të madh të rasteve është Franca, mbi 5.9 milionë, ndërsa numri më i madh i viktimave është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 127,000.

Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09