Top News- Maxhoranca kërkon përjashtimin e Berishës/ Deputeti i PD- Qendrim me dy standarde
26/01/2023 22:45

7 deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës në Kuvend dhe marrjen e masave ndaj 5 deputetëve të PD, përfshi ish-kryeministrin Berisha, pas bllokimit të foltores së Kuvendit në seancën e së enjtes. Lidhur me këtë kërkesë ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi, I cili ka hedhur një lum akuzash ndaj Kuvendit dhe drejtueses së tij, si pjesë e këtij sekretariati. Ai akuzon për qëndrime të padrejta duke pyetur se përse kërkesa e deputetëve demokratë për përjashtimin e Ramës nuk është zbatuar. “O mjerane drejtues o punetor partie, o patronazhiste. Po kerkesa e dates 22.12.2022 per perjashtimin e Edi Rames e firmosur prej meje dhe 6 deputete te tjere pse nuk shqyrtohet?? Cili eshte motivi qe e mbani ne sirtar ndersa per perjashtimin e deputeteve te PD e caktoni pa kaluar 24 ore??”, shprehet Korreshi, teksa kërkon përgjigje nga kryeparlamentarja Nikolla dhe drejtuesja e sekretariatit, Klotilda Bushka. Korreshi shprehet se maxhoranca po tenton të largojë zërat opozitarë nga Kuvendi, teksa thekson se kjo masë nëse duhet të merret, duhet edhe ndaj tij, pasi ka qenë edhe ai në foltore. “Me motive bajate e me nxitim nga halli qe e ka zene Ramen doni te largoni zerat opozitare nga Parlamenti. Edhe une isha aty ne foltore para jush me perjashtoni dhe mua ose terhiqeni keto letra turpi e therrisni Ramën e shqyrtoni kerkesen e dates 22.12.2022 per perjashtimin e tij” thekson Korreshi.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39