Ministria e Arsimit ka prezantuar këtë të martë Rregulloren e Maturës Shtetërore 2022, gjatë një takimi me maturantë nga gjimnaze të ndryshme të vendit. Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj ka theksuar se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e varësisë do të merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e të gjithë procesit të Maturës Shtetërore. Prioritet në maturën e këtij viti do të jetë rritja e mëtejshme e cilësisë që nga hartimi i testit, administrimi i procesit dhe vlerësimi i provimit të maturës.