Top News – Maskat, 15 mijë gjoba…!/ Miliona lekë në buxhetin e shtetit
07/12/2020 11:05

Që prej 15 tetorit e cdo ditë në vijim, Policia e shtetit në njoftimet e saj zyrtare ka publikuar edhe shifrat e të gjobiturve për ata që nuk mbajnë maska, në zbatim të aktit normativ të qeverisë. Paratë do të merren nga qytetarët përmes faturës së energjisë elektrike, ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët nga instancat shtetërore. Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se grupmosha më e gjobitur për mos mbajtjen e maskës është nga 20 deri në 40 vjeç. Brenda kësaj fashe, më të rinjtë kanë numrin më të lartë të ndëshkimeve.Nga ana tjetër, moshat nga 40 deri në 60 vjeç zënë një përqindje të vogël të gjobave, numri i të cilave ka arritur në mbi 15 mijë deri tani. Infektimet e reja dhe fatalitetet nga Covid 19 nuk njohin limit në Shqipëri prej disa javësh, por as gjobat e policisë e jo më lutjet e krerëve të institucioneve nuk i bindin shumë qytetarët për ta mbajtur maskën. Maskat neglizhohen nga qytetarët edhe në urbane, ndërsa distanca në orare të caktuara të ditës është thuajse e pamundur. Në kafene përjashtohet mbajtja e maskës. Shifrat e infektimeve ditore tregojnë se alarmi i kuq është ndezur dhe për ekspertët e shëndetësisë duhet të jetë e qartë se gjobat nuk mjaftojnë. Megjithatë Dhjetori nisi me të njëjtat masa për të cilat vetëm universitetet dhe shkollat duhet të shmangin rrezikun.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00