Të gjithë shqiptarët që duan të hyjnë në Kosovë pas 3 janarit duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë prezantuar masat e reja anti-COVID disa javë më parë, pas paraqitjes së variantit të ri Omicron. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Çertifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19 ose Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një doze bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19. Po ashtu të vakisnuarit me një dozë lejohen të hyjnë bashkë me dëshminë se kanë kaluar COVID-19 së fundmi.