Top News – Masakra e Srebrenices/ Shënohet përvjetori i 25-të
06/07/2020 18:17

25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se 8'000 burra dhe djem boshnjakë u vranë gjatë 10 ditëve masakrash, pasi Srebrenica u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës më 11 korrik 1995. Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën një strehë të sigurt për civilët, por kjo nuk i pengoi ushtarët serbë të sulmonin qytetin që kishin rrethuar prej vitesh. Ndërsa u afroheshin më 11 korrik 1995, shumica e popullsisë myslimane të qytetit nxituan drejt kompleksit të afërt të OKB-së, me shpresën se paqeruajtësit hollandezë do t'i mbronin. Të dy udhëheqësit serbë të kohës së luftës Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak Ratko Mladiç, të cilët drejtuan forcat që kapën Srebrenicën më 11 korrik 1995, u dënuan më vonë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës. Në atë kohë, paqeruajtësit e paktë dhe me armatim të dobët shikonin pa mundur t'u vinin në ndihmë, ndërsa burrat dhe djemtë myslimanë u ndanë për tu ekzekutuar, kurse gratë dhe vajzat u dërguan në territorin e mbajtur nga qeveria boshnjake. Rreth 15 mijë banorë u përpoqën të iknin nëpër pyll, por u kapën dhe gjithashtu u vranë. Gjykatat ndërkombëtare e përcaktuan masakrën e më shumë se 8'000 njerëzve si një akt gjenocidi, i kryer me qëllimin për të shfarosur popullatën myslimane boshnjake në zonë.

Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49