Publikohen ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet janë disa, duke përfshirë Sigurinë Rrugore që lidhen me drejtuesin e mjetit, autoshkollat, kualifikimin, por edhe masa shtrënguese. Vlefshmëria e provimit të fituar të teorisë zgjatet nga 6 muaj në një vit. Ky ndryshim vjen për faktin se një numër i madh personash kryesisht për shkak të mosprezencës në Shqipëri nuk arrijnë të kapin afatet si dhe mundësohet një kohë më e madhe për përgatitjen e kandidatëve që japin prova të përsëritura të kualifikimit teorik apo praktik për lejedrejtimi.