Top News – Marrin vaksinën e AstraZeneca-s/ Kryeministri britanik e ai francez bëjnë injeksionin
19/03/2021 15:17

Dy kryeministra europianë, Boris Johnson i Britanisë dhe Jean Castex i Francës – imunizohen sot me AstraZeneca-n, një ditë pasi Enti Rregullator i Mjekësisë në Europë e deklaroi vaksinën të sigurt. Kryeministri Johnson tha se, “është shumë e rëndësishme që të gjithë ta bëjmë vaksinën sapo të na vijë radha“. Agjencia Europiane e Barnave miratoi vazhdimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca në betejën për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Vula e aprovuar nga Enti Rregullator, erdhi pasi disa vende europiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, e ndaluan përdorimin e vaksinës pas raporteve se ajo mund të kishte shkaktuar mpiksje gjaku tek një numër personash. Agjencia tha në një deklaratë se “përfitimet nga vaksina në luftën kundër Covid 19 (që vetë rezulton në probleme të mpiksjes dhe mund të jetë fatale) e tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore“. Agjencia shtoi se, “nuk është provuar ndonjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por se kjo është e mundur dhe meriton një analizë të mëtejshme“. Kryeministri francez, Castex tha se ai vetë po e merr vaksinën e AstraZeneca-s në përpjekje për të rikthyer besimin e publikut tek ajo. 55-vjeçari insistoi se vaksina është efikase dhe plotësisht e sigurt. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të dërgonte miliona doza të AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada.Vaksina nuk është miratuar ende në SHBA, por ka marrë drite jeshile për përdorim në Meksikë dhe Kanada.

Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13