Top News – Marrëveshje për ujin/ Izraeli i shet 50 mln metra kub jordanisë
08/07/2021 21:48

Më 8 korrik, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje që shteti hebre të shesë një sasi të madhe të ujit në mbretëri si dhe të rriten eksportet jordaneze në Bregun Perëndimor. Që nga një marrëveshje paqeje e vitit 1994, bashkëpunimi për burimet e ujit ka qenë një çështje kyçe në raportet mes dy vendeve. Megjithatë, në vitet e fundit marrëdhëniet midis tyre ishin dobësuar. Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid dhe homologu i tij Ayman Safadi arritën marrëveshjen për shitjen e 50 milionë metra kub ujë nga ana e Izraelit. Lapid tha se Jordania është një "partner i rëndësishëm" për Izraelin duke shtuar se shteti hebre është i përkushtuar për forcimin e lidhjeve. Jordania është një nga vendet që vuan nga mungesa e ujit. Vendi me rreth 10 milionë banorë ka kohë që po përballet me thatësirat më të ashpra në historinë e tij. Edhe Izraeli përballet me presionin e burimeve të ujit, por ky vend është udhëheqës botëror në shkripëzimin e ujit. Izraeli prodhon sasi të madhe të ujit të pijshëm duke e përpunuar ujin e detit. Të dyja palët u pajtuan gjithashtu që të rritet niveli i eksporteve të Jordanisë në Bregun Perëndimor, një territor i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Eksportet do të rriten nga rreth 160 milionë dollarë në 700 milionë dollarë në vit.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16