Një grup botuesish francezë dhe Google kanë njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje që i hap rrugën gjigantit të Internetit për të paguar botuesit për përmbajtjen në internet. Marrëveshja “përcakton kornizën brenda së cilës Google do të negociojë marrëveshje individuale licence me anëtarët” e Aleancës Franceze të Shtypit (APIG), shpjegojnë të dyja palët.