Seanca plenare e kësaj të enjteje kishte në rend të ditës edhe votimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për të dënuarit atje. Kjo marrëveshje ka qenë në nivel bilateral që prej vitit 2003, por sipas ministrit Çuçi, zhvillimet ndërkombëtare me dinamika të ndryshme lindën nevojën e rinovimit të këtij instrumenti juridik.