Top News – Maqedonia e veriut/ Rriten sërish rastet, qeveria nën kritika për vaksinën
04/03/2021 19:28

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar numër të lartë të personave të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 3.323 mostrave, me COVID-19 kanë rezultuar 721 persona, nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,753 pacientë janë shëruar. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë kryer më shumë 533 mijë teste për COVID-19 dhe nga kjo shifër, me koronavirus janë infektuar 105.269 persona, numri i viktimave ka arritur në 3.165, i të shëruarve mbi 93.942, ndërsa raste aktive janë 8.162 persona. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërkohë ka komentuar reagimet e publikut dhe opozitës se qeveria nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kjo është arsyeja pse shteti ende nuk ka vaksina kundër COVID-19. Kreu i qeverisë tha se mungesa e vaksinave nuk ka të bëjë me punën e qeverisë, por me vonesat në dërgimin e tyre nga kompanitë prodhuese. “Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e seriozitetit tonë në prokurimin e vaksinave. Unë dua të siguroj qytetarët se ne si qeveri kemi bërë më shumë sesa kemi nevojë, për të siguruar sasitë e nevojshme të vaksinave. Marrëveshja nga Pfizer ka arritur, deri në fund të marsit ne do të marrim 21.000 doza të vaksinave. Në tremujorin e dytë të vitit do të marrim sasi më të mëdha”, ka deklaruar Zaev. Sipas tij, Maqedonia e Veriut deri më tani ka porositur 2.5 milionë doza të vaksinave nga prodhues të ndryshëm dhe një milion qytetarë duhet të vaksinohen për imunizimin e popullatës. Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar rreth 8.000 vaksina si donacion nga Serbia dhe ato po shfrytëzohen për vaksinimin e personelit mjekësor.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10