Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit. Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës. Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 179