Top News – Mali i Zi nën shok, 3 ditë zi kombëtare! Masakra në Cetinjë, më e përgjakshmja në dekada
13/08/2022 15:54

Të shtunën, Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinjë. Nga të shtënat në lagjen Medovina të Cetinjës, një ditë më parë, mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe vetë sulmuesi. E mes të vrarëve, janë edhe dy fëmijë. Ndërkohë gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Autori i krimit një 34 vjeçar duket ka vrarë në fillim një nënë dhe dy fëmijët e saj, tetë dhe 11 vjeç, bëri të ditur kreu i policisë së qytetit Cetinje, Zoran Brdjanin. Viktimat e para jetonin në shtëpinë e autorit të sulmit dhe mediat vendase flasin për mos pagesën e qerasë si shkak për aktin e cmendur. Më pas vrasësi, me një armë gjahu në dorë ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar pa dallim mbi qytetarët. Sulmi mori fund vetëm pasi një qytetar e qëlloi autorin, bëri të ditur, prokurorja që drejton hetimet, Andrijana Nastic. Sipas të dhënave të saj edhe një polic ndodhet mes të plagosurve. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç shkroi në tëitter, se "është shumë i tronditur" nga kjo "tragjedi e tmerrshme" dhe bëri thirrje për "solidaritet më familjet, që kanë humbur të dashurit e tyre". Kurse kryeministri Dritan Abazoviç foli në Telegram për një "tragjedi të paparë" dhe bëri thirrje për solidaritet me familjet e viktimave të pafajshme.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01