Një makinë hyri mes një turme njerëzish dhe u përplas me ta në ambientet e jashtme të një tregu në Jeruzalem, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur. Autoritetet raportojnë se ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne, teksa shoferi që bëri sulmin terrorist u vra nga një civil i armatosur, i cili ndërhyri menjëherë duke qëlluar drejt makinës. Kur mbërriti policia në vendngjarje, shoferi ishte vrarë, teksa menjëherë iu dha ndihma e parë njerëzve që ishin përplasur nga makina.