Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.