Moti i keq që ka përfshirë Kretën ka shkaktuar një viktimë, përmbytje dhe probleme të shumta. Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 255 thirrje për ndihmë, ndërsa 17 persona janë transportuar në vende të sigurta. Një fermer 82-vjeçar u gjet i pajetë pranë vathës së tij, sipas autoriteteve lokale, dyshohet se i moshuari po përpiqej të kalonte një përrua për t’u kthyer në shtëpi, por u përfshi nga rrjedha dhe u gjet më pas nga zjarrfikësit, i bllokuar mes mbetjeve. Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri, ndërsa ekipet po ndërhyjnë për pompimin e ujërave, largimin e pemëve dhe pastrimin e rrugëve.