Që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite, 11 gazetarë janë vrarë në Gaza, me mbi më shumë se 20 janë plagosur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Pas njoftimit për granatimin e plotë ose të pjesshëm të rreth 20 shtëpive që u përkisnin gazetarëve, ushtria izraelite përshkallëzoi sulmet duke shënjestruar drejtpërdrejt banesat e disa gazetarëve, thuhet në raportin e Komitetit të Lirisë. Kjo ka sjellë lëndime dhe humbje tragjike të jetëve të familjarëve.