Shtetet e Bashkuara dhe Meksika janë zotuar të premten për të ripërtërirë luftën e përbashkët kundër karteleve të drogës, gjatë një vizite të një delegacioni të lartë amerikan, pëfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Presidenti i Meksikës, Manuel Lopez Obrador, ka thënë se Meksika nuk dëshiron më helikopterë dhe armë tjera për luftim të trafikantëve të drogës, dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të investojnë në zhvillimin ekonomik rajonal.