Të gjendur përballë vonesave dhe problemeve në furnizimin me vaksina, disa vende të bashkimit evropian, po shqyrtojnë mundësi të tjera për të siguruar imunizimin e shtetasve të tyre. Ndërsa hungaria është vendi i vetëm në BE që ka hedhur sytë nga Kina dhe Rusia, Italia në anën tjetër po përqendrohet tek ReiThera, vaksina italiane që në qershor mund të bëhet e aksesueshme.