Shkencëtarët thonë se kanë trajnuar me sukses lopët për të urinuar në një vend të caktuar, si pjesë e një programi që synon të reduktojë emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë. Ekipi i përbërë nga shkencëtarë gjermanë dhe neozelandezë pranoi se ideja lindi si një shaka por thanë se trajtimi i jashtëqitjeve të lopëve të pasura me nitrogjen mund të ketë përfitime të dukshme dhe afatgjata për klimën.