Top News – Loja më e bukur. Papa Françesku dhe pasioni i tij për futbollin
22/04/2025 13:50

Ndërsa Papa benedikti XVI ishte i apasionuar pas muzikës, Papa Francesku kishte një lidhje të fortë me sportin e më konkretisht futbollin. Si argjentinas që ishte Ati i Shenjtë që ndërroi jetë këtë të hënë ka qenë një tifoz i këtij sporti të cilin ai e përkufizoi si lojën më e bukur dhe si një mjet për edukim dhe përhapjen e paqes, ndërkohë që në Vatikan ai ka pritur shumë yje të këtij sporti nga bashkëkombasit e tij Lionel Messi e Diego Armando maradona te Zlatan Ibrahimovic e Gianluigi Buffon. Pasioni i Papës për futbollin ishte i pandashëm nga San Lorenzo, klubi i zemrës së tij në Buenos Aires ku ai shkontë te shihte ndeshjet me babain dhe vëllezërit e tij. Ai u bë anëtar i këtij klubi dhe e mbajti këtë status edhe kur u bë Papë. Ai gjithnjë ishte i përditësuar me ecurinë e skuadrës së tij të zemrës falë edhe një prej gardianëve të Vatikanit që i linte në tryezë rezultatet e ndeshjeve dhe klasifikimin e San Lorenzos. Futbolli shpesh është krahasuar si një besim fetar për fansat e këtij sporti dhe papa Francesku shpesh ka mbajtur mesha masive në stadiumet e futbollit gjatë udhëtimeve të tij. Në vitin 2014, në Olimpico të Romës është zhvilluar një ndeshje interreligjioze për paqen me Papa Franceskun që ishte nismëtari i saj. Por jo vetëm kaq, pasioni i Papës për futbollit u bë frymëzues në xhirimin e një skene në filmin e Netflix ‘Dy Papët’ ku Papa benedikti dhe Francesku ndoqën finalen e Botërorit të 2014 mes Argjentinës dhe Agjentinës.

Top Channel/ Infantino përballet me rivalë nga Franca dhe Japonia për drejtimin e futbollit botëror
19/11 12:38
Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56