Top News – Lira në pikiatë, dollarët nën jastëk / Erdogan nuk ndryshon kurs, pasojat janë fatale
04/12/2021 14:07

Për shkak të krizës ekonomike Turqia është duke ngrirë nga të ftohtët. Kostot e lëndëve të para dhe të energjisë janë rritur në maksimum dhe shumë turq i ngrohin shtëpitë me qymyr ose dru, sepse gazi është kthyer në luks të kushtueshëm. Arsyeja për rritjen e çmimeve në tregun e energjisë ka të bëjë me krizën e monedhës turke, e cila ka tre vjet që po vazhdon. Inflacioni i lartë prej 29 përqindsh e ka vënë nën presion të madh lirën turke. Këtë javë Banka Qendrore turke e humbi durimin dhe ndërhyri në tregun e valutave, për herë të parë që prej shtatë vitesh. Ky hap bllokoi të paktën paraprakisht rënien e mëtejshme të lirës, por sa afatgjatë do të jetë rezultati pritet të shihet. Kjo do të ishte e rëndësishme për presidentin Recep Erdogan, sepse tek popullsia turke po rritet indinjata për politikën e tij të inflacionit turbo dhe për mosvendosjen nën kontroll të lëkundjes së çmimeve. Ndërhyrjet shpëtuese të qeverisë turke, si me politikën ekonomike ashtu edhe me politikën monetare kanë shkuar kot. Pavarësisht nga kjo, Banka Qendrore turke vendosi në mënyrë të pazakontë me urdhër të Erdoganit që të ulë përqindjen e interesit nga 16 në 15 përqind. Normalisht gjatë inflacioneve të larta Bankat Qendrore e rrisin përqindjen e interesit. Ashtu siç parashikuan shumë ekspertë, lira turke ra mbas uljes së përqindjes së interesit. Ndërkohë në tregje për një dollar amerikan paguhen 14 lira. Kjo do të thotë se që nga fillimi i këtij viti monedha turke është zhvleftësuar me 45 përqind. Kursi ndikohet shumë nga Erdogani, i cili është kundërshtar i shpallur i përqindjeve të larta të interesit. Presidenti turk ka ndërruar shpesh drejtuesit e Bankës Qendrore, sa herë që ata nuk kanë zbatuar axhendën e tij të politikës monetare. Megjithëse ulja e përqindjeve të interesit, ka nxitur zhvleftësimin e lirës, ai nuk lëviz nga motoja e tij: „Përqindjet janë shkaku, inflacioni është rezultati".

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB