Revista serbe Radar, ka zbardhur një pjesë të përgjimeve nga bisedat në aplikacionin Sky, ku pretendohet se pjesë e tyre është edhe ish-presidenti I serbisë Aleksander Vuçiç, I cili paraqitet me nofkën Oskar. NË këto mesazhe sipas revistës Radar, përmendet një premtim për ndërhyrje në dënimin e Darko Shariqit përmes faljes presidenciale. Personi me nofkën “Oskar” i kishte garantuar një ndërmjetësi se do të gjente mënyrë për ta ndryshuar dënimin nëse gjykata nuk vendoste sipas parashikimeve të tyre.