Top News – Liderët botërorë… që nuk e kanë uruar Biden
09/11/2020 19:44

Me Joe Biden që tani përgatitet të ulet në shtëpinë e bardhë, shumë liderë botërore kanë nxituar ta urojnë për fitoren. Por jo të gjithë kanë qenë të paduruar. Në fakt, disa kanë folur shumë me mungesën e tyre. Janë disa liderët botërorë që nuk kanë dërguar mesazhe mbështetëse ose që kanë tingëlluar të vakët në urimin e tyre. disa kanë shkuar edhe më tej madje, kanë uruar Trump ose kanë mbështetur pretendimet e tij për manipulim votash. Të paktën një ministër, i ka paguar komentet e tij, me vendin e punës. Ai që bie më shumë në sy, është presidenti Rus, Vladimir Pytin, i cili nuk do ta përgëzojë presidentin e zgjedhur Joe Biden deri sa të zgjidhen sfidat ligjore të paralajmëruara nga Trump dhe rezultati të jetë zyrtar. Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë kremlini. Kur Trump fitoi në 2016, Putin ishte ndër të parët që uroi por sfidantja e trump në ato zgjedhje, Hillari Klinton, e pranoi humbjen të nesërmen e votimit. Po ashtu, liderët e kinës, Brazilit e Turqisë, nuk e kanë nisur ende urimin e tyre. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai do të priste derisa të zgjidheshin sfidat ligjore për ta bërë këtë. Më herët udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Megjithatë në urimin e Netanyahut – një aleat i ngushtë i Trumpit- është vërejtur mungesa e fjalëve "president i zgjedhur" dhe "zëvëndëspresidente e zgjedhur". "Unë do të doja të filloja me përshëndetjet për Joe Biden dhe Kamala Harris. Për gati 40 vjet kam pasur një marrëdhënie personale, të gjatë dhe të ngrohtë me Joe Biden dhe e njoh atë si një mik të madh të shtetit të Izraelit", tha ai në një deklaratë përmes videos. Netanyahu gjithashtu e falënderoi Trumpin për disa lëvizje, që, sipas tij, kanë çuar përpara interesat e Izraelit. Ndërkohë në estoni, ministri i brendshëm, Mart Helme, njoftoi dorëheqjen të hënën pasi ai dhe i biri, ministri i financave Martin Helme, bënë akuza të përsëritura për manipulim zgjedhjesh në shba.

Top Channel/ Polonia akuzon Hungarinë/ Ministri i jashtëm: Po shantazhoni BE me Ukrainën
14/09 11:14
Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27