Top News – Librat shkollorë me fyerje për shqiptarët/ Maqedoni, do të tërhiqen nga procesi mësimor
19/02/2021 01:36

Librat shkollorë që fyejnë shqiptarët e që kanë gabime të tjera përmbajtjesore dhe drejtshkrimore, do të tërhiqen nga procesi mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur zëvendëskryeministri Artan Grubi, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Arsimit, Milla Carevska. Vendimi pasoi reagimet në opinion lidhur me përmbajtjen e librit të gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme. Aty mund të gjenden fyerje për prejardhjen e shqiptarëve. “Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit”, thuhet në një njësi mësimore të këtij libri. Aty, shqiptarët po ashtu paraqiten si “okupatorë të Maqedonisë Perëndimore”, ndërsa në një njësi tjetër, Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia e Veriut. “Në takim jemi pajtuar që, në përputhje me Ligjin për librat shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, të shqyrtohen dhe korrigjohen të gjitha parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore, duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme”, thuhet në njoftimin me shkrim nga kabineti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Tërheqja e librave me përmbajtje fyese është paralajmëruar edhe nga kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev, por ai ka thënë se librat nuk do të mund të largohen nga përdorimi pa u miratuar dhe botuar tekstet e reja shkollore. Maqedonia e Veriut ka nisur reforma të thella në arsim, si shkurtimin e lëndëve mësimore ose edhe të orëve, duke i dhënë më shumë rëndësi pjesës praktike.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10